Më 10 gusht seanca për Telekomim dhe Z-Mobile

09 gusht 2020 | 12:37

Federata Sindikale e  Telekomit, ka bërë të ditur se Gjykata Themelore e Prishtinës me 10 gusht ka caktuar seancën për padin që FSP-PTK i ka bërë Dardafon.net L.L.C (Z-Mobile).

Sipas këtij njoftimi përfaqësuesit e paditëses (FSP-P lTK) janë Avokatët Getoar Mjeku dhe Blerim Sallahu, ndërsa në seancë planifikohet të janë të pranishëm edhe Kryetari i FSP-PTK z. Lamih Balaj me anëtaret e kryesisë Naim Haliti dhe Shpetim Zharku. “Pas përfundimit të seancës, do të ketë pronocim për media nga avokatët dhe z. Balaj”.

Njoftimi i plotë:

Ju njoftojmë se, Gjykata Themelore e Prishtinës me datën 10 gusht 2020, ora 10h në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë, ka caktuar seancën për padin që FSP-PTK i ka bërë Dardafon.net L.L.C (Z-Mobile). Padia ka të bëjë më:PADI PËR VËRTETIMIN E NULITETIT DHE KËRKESË PËR MASA TË SIGURIMIT.

FSP-PTK shpreson që kësaj herë Drejtësia në Kosovë të triumfojë me ketë padi dhe të vendos në favor të ruajtjes së rendit publik dhe moralit të shoqërisë.

Përfaqësuesit e paditëses (FSP-PTK) janë Avokatët z. Getoar Mjeku dhe z. Blerim Sallahu, ndërsa në seancë planifikohet të janë të pranishëm edhe Kryetari i FSP-PTK z. Lamih Balaj me anëtaret e kryesisë z.Naim Haliti dhe z.Shpetim Zharku. Pas përfundimit të seancës, do të ketë pronocim për media nga avokatët dhe z. Balaj.

A. M / Epoka e re

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Muharrem Nitaj,…