Më 10 maj në Balloc të Podujevës zbulohen tri shkronjat e arta të UÇK-së
30 prill 2026
| 12:12
Më 10 maj (e diel), duke filluar nga ora 12:00, te Kalaja në fshatin Balloc të Podujevës do të bëhet zbulimi i tri shkronjave të arta të UÇK-së. Kështu është bërë e ditur nga Këshilli Organizativ për vendosjen e shkronjave “UÇK”, duke e cilësuar këtë simbol si përfaqësim të sakrificës, lirisë dhe dinjitetit kombëtar. Në këtë ngjarje pritet të marrin pjesë ish-luftëtarë, veteranë dhe invalidë të UÇK-së, familjarë të dëshmorëve, ish-të burgosur politikë, personalitete të jetës publike nga Kosova, Shqipëria dhe viset shqiptare, si dhe qytetarë të shumtë. “Ardhja juaj nderon vlerat e luftës çlirimtare”, thuhet në njoftimin e Këshillit Organizativ.



