Më 15 nëntor FSK-ja realizon stërvitje ushtarake në Gërmi
10 nëntor 2025
| 11:02
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) më 15 nëntor do ta realizojë një stërvitje ushtarake dhe marshim kondicional në zonën e Gërmisë.
Lajmi është bërë me dije nga Komuna e Prishtinës.
Në njoftim është thënë se nuk ka nevojë për shqetësim.
“Gjatë kësaj periudhe do të ketë lëvizje të këmbësorisë dhe prani të pjesëtarëve të FSK-së në terren”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës.



