
Më 16 qershor mbahet seanca e re e Kuvendit
06 qershor 2022
| 11:34
Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që seanca e re të mbahet javën e ardhshme.
Shefja e grupit parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka bërë me dije se kjo seancë do të mbahet më 16 qershor.
Po ashtu, ajo ka bërë me dije se Kryesia e Kuvendit do të mblidhet sërish të hënën që vjen.