Më 16 shkurt në Shqiponjë të Dushkajës rivarroset dëshmori i kombit, Jeton Idriz Hoxha

11 shkurt 2026 | 09:26

Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, më 16 shkurt 2026, në orën 12:00, në Kompleksin e Dëshmorëve të Kombit në Shqiponjë të Dushkajës, do të bëhet rivarrimi i dëshmorit të atdheut, Jeton Idriz Hoxha.

Dëshmori i kombit, Jeton Idriz Hoxha, ka rënë në altarin e lirisë më 2 gusht 1998 në Cermjan, duke dhënë jetën për çlirimin e atdheut.

Në ceremoninë e rivarrimit do të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve lokale dhe qendrore, si dhe ish-kryeministri dhe komandanti Ramush Haradinaj. Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Libri me tregime “Rruga e kthimit dhe tregime të tjera”…