Më 17 dhjetor mbahet seanca e radhës për ish-krerët e UÇK-së

09 dhjetor 2020 | 10:15

Gjykata Speciale ka vendosur që më 17 dhjetor të mbahet seanca e dytë statusore në rastin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit.

Sipas një njoftimi të publikuar në uebfaqen e Speciales, seanca do të mbahet me fillim prej orës 11:00.

Gjyqtari i procedurës paraprake ka kërkuar nga Prokuroria dhe Mbrojtja të dërgojnë parashtresat e tyre deri më 14, përkatësisht 15 dhjetor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot (e mërkurë) në kuadër të xhiros së 17-të të…