
Më 17 shkurt në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve të Kombit në Shqiponjë do të bëhet rivarrimi i dëshmorëve Beat Coli dhe Gjergj Krasniqi
15 shkurt 2024
| 11:49
Kompleksit Memorial të Dëshmorëve të Kombit në Shqiponjë, ish-Jabllanicë e Gjakovës, do t’ia shtojnë hijeshinë edhe trupat e dy dëshmorëve të kombit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Beat Coli nga fshati Bec, Gjakovë, dhe Gjergj Krasniqi nga fshati Nepole Pejë.
Kështu është bërë e ditur nga shoqatat e luftës së UÇK-së për Dukagjin.
Njoftim:
Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës, me 17 shkurt 2024, në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve të Kombit në Shqiponjë, do të bëhet rivarrimi i Dëshmorëve Beat Coli nga fshati Bec, Gjakovë, dhe Gjergj Krasniqi nga fshati Nepole Pejë.
Rivarrimi bëhet në ora 15:00 me ç’rast do të bëhen edhe homazhe në Varrezat e të rënëve për liri.