Më 18 dhjetor përfundon gjysmëvjetori i parë shkollor
01 dhjetor 2020
| 17:44
Të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në Republikën e Kosovës pritet do ta përfundojë më 18 dhjetor gjysmëvjetorin e parë shkollor.
Lajmin e ka bërë me dije kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në një konferencë për medie se bashku me ministrin e Arsimit, Ramë Likaj, atë të Shëndetësisë, Armend Zemaj, ministrin e MTI-së, Vesel Krasniqi drejtorin e IKShPK-së, Naser Ramadani, dhe drejtorin e QKUK-së, Valbon Krasniqi, raporton “Epoka e re”.
Hoti ka kërkuar nga shkollat që ta realizojnë planprogramin e tyre të paraparë për këtë gjysmëvjetor.