Më 1994 mori emrin UÇK-ja

17 nëntor 2023 | 08:10

Para 29 vjetësh, më 17 nëntor 1994, Kryesia e Lëvizjes Popullore të Kosovës, pas analizimit të situatës dhe kërkesave nga terreni, mori vendim për emërtimin e njësive të armatosura të udhëhequra nga LPK – Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Po atë ditë u mor edhe vendimi për emërtimin e trupës komanduese më të lartë të saj – Shtabi Qendror i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe vendimi për fillimin e lëshimit të komunikatave për opinion.

Komunikata e shkruar, po atë ditë, mban numër 11, shifër kjo që paraqiste numrin e veprimeve ushtarake të deriatëhershme të njësive të saj të armatosura, shkruan Emrush Xhemajli, ish-sekretar i përgjithshëm i LPK-së nga viti 1987 deri 1998, në një postim në Facebook.

Dita e pagëzimit të UÇK-së

Para 29 vjetësh, më 17 nëntor 1994, Kryesia e Lëvizjes Popullore të Kosovës, pas analizimit të situatës dhe kërkesave nga terreni, mori vendim për emërtimin e njësive të armatosura të udhëhequra nga LPK – Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Po atë ditë, u mor edhe vendimi për emërtimin e trupës komanduese më të lartë të saj – Shtabi Qendror i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe vendimi për fillimin e lëshimit të komunikatave për opinion.

Komunikata e shkruar, po atë ditë, mban numër 11, shifër kjo që paraqiste numrin e veprimeve ushtarake të deriatëhershme të njësive të saja të armatosura, shkruan Emrush Xhemajli, ish-sekretar i përgjithshëm i LPK-së nga viti 1987 deri 1998, në një postim në Facebook.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tekst misterioz është zbuluar në Turqi. Ishte ndër dhjetëra…