Më 2 gusht përkujtohet komandant “ROKI”

30 korrik 2019 | 13:19

Me rastin e 18-vjetorit të rënies heroike të dëshmorit të kombit Rahim Beqiri – komandant “ROKI”, më 2 gusht do të bëhen homazhe te lapidari i tij në Kopërnicë.

Nga ora 11:00 deri në orën 11:30 do të vendosen lule pranë lapidarit në fshatin Kopërnicë, ndërkaq nga ora 11:30 deri në orën 12:00 bëhen homazhe në varrezat e dëshmorëve në Dardanë.

Ndërsa në të njejten ditë organizohet edhe ecje tradicionale në shtegun për ecje bjeshkatare “Rahim Beqiri-komandant Roki”. Nisja do të bëhet në orën 13:00 nga kulla e Kadri Zekes në Poliqkë drejt majës së Kikës dhe pëfundimi në Gmicë rrethë orës 16:00.

“Të gjithë ju që do të jeni pjesë e ketij përvjetori do të nderoni dëshmorët që u flijuan për  liri. Duke nderuar dëshmorët ne nderojmë të kaluarën e lavdishme të luftës tonë heroike për liri dhe pavarësi. Në aktivitetet që shënojnë Diten e Dëshmorit në Dardanë, si përherë me pjesëmarrjen e tij, na nderon edhe kryeministri Haradinaj”, është thënë në njoftimin e Këshillit Organizativ.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një shkëmb i madh ka rënë në një fushë orizi…