
Më 2 qershor zhvillohet finalja e parë në futsall
30 maj 2025
| 13:50
Kampionati i Superligës së Kosovës në futsall hyn në fazën vendimtare me finalen mes dy ekipeve të forta, FC Prishtina 01 dhe FC Drenica. Ndeshja e parë e finales do të zhvillohet të hënën, më 2 qershor, ndërsa e dyta është planifikuar për të enjten, më 5 qershor.
Nëse është e nevojshme, ndeshja e tretë dhe vendimtare do të luhet më 9 qershor. FC Prishtina 01 ka kaluar me sukses FC Mabetex Prishtinën në gjysmëfinale, ndërsa FC Drenica ka eliminuar FC Vjosën.
Tashmë, dy ekipet janë të gatshme të japin gjithçka për të ngritur trofeun dhe për të kurorëzuar sezonin me sukses. Vlen të theksohet se klub kryeqytetas para disa javësh fitoi Kupën e Kosovës.