Më 20 shtator deputetët u kthehen seancave

13 shtator 2021 | 14:34

Seanca e parë e sesionit vjeshtor të Kuvendit të Kosovës do të mbahet më 20 shtator.

Lajmin e ka bërë me dije shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, pas mbledhjes se Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Më tutje, ai ka thënë se LDK-ja është kategorike për mbajtjen e zgjedhjeve lokale, më 17 tetor.

“LDK-ja do të marrë një qëndrim dhe do të marrë pjesë në këtë takim. LDK-ja mendon se zgjedhjet duhet të mbahen dhe jo të shtyhen. Mund të anulohet fushata por jo zgjedhjet”, ka thënë Gashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, pas përfundimit…