Më 21 qershor, në Rektoratin e UP-së, Alketa Gashi-Fazliu nderohet me çmimin ndërkombëtar “Journalist of the Year”
Gazetarja e RTK-së, Alketa Gashi Fazliu, do të nderohet me çmimin ndërkombëtar “Journalist of the Year”, në një ceremoni solemne që do të mbahet më 21 qershor 2026 në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Sipas ftesës zyrtare, ky vlerësim akordohet nga The University of Texas at Dallas, në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, për kontributin profesional dhe intelektual në fushën e gazetarisë, komunikimit publik dhe promovimit të vlerave akademike e kombëtare.

Ceremonia do të nisë në orën 10:00 dhe synon të shënojë një vlerësim të rëndësishëm ndërkombëtar për punën dhe angazhimin e Alketa Gashi Fazliut në media.
Çmimi “Journalist of the Year” i ndahet gazetares së RTK-së në nderim të kontributit të saj të jashtëzakonshëm profesional në gazetari.



