Më 22 dhjetor mbahet seanca në Supreme kundër Dardan Krivaqës
Në Gjykatën Supreme pritet që më 22 dhjetor 2025 të mbahet seanca për shqyrtimin e ankesës së ushtruar kundër vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Dardan Krivaqës.
Krivaqa është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Marigona Osmanit, ndërkaq Sejdiu me 15 vjet burgim për ndihmë në kryerjen e kësaj vepre penale, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Gjykata e Apelit kishte vërtetuar aktgjykimin e shkallës së parë i marrë nga Gjykata Themelore e Ferizajt më 29 korrik 2024, duke konfirmuar se Dardan Krivaqa i akuzuar për vrasjen e Marigona Osmanit, do të vuajë dënimin me burgim të përjetshëm. Gjithashtu, Apeli kishte vërtetuar dënimin prej 15 vitesh edhe ndaj Arbër Sejdiu, i akuzuar për ndihmë në vrasjen e rëndë në bashkëkryerje. /BetimiPërDrejtësi



