Më 22 shtator rifillon puna në ambulancat specialistike

20 shtator 2021 | 14:40

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se nga data 22 shtator, do të rikthehet puna në ambulanca specialistike, për shkak të rënies së numrit të pacientëve të spitalizuar me Covid-19.

Po ashtu, nga dita e sotme, 20 shtator 2021, hapësirat e klinikave interne janë liruar, më nuk ka pacientë me Covid-19.

Pritet që pas dezinfektimit të hapësirave klinikat të kthehen në hapësirat e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Së paku katër fshatra në rajonin La Palma të Ishujve…