Më 25 prill, FC Alba zgjedh kryesinë e re

13 prill 2026 | 16:05

FC Alba Augsburg ka njoftuar mbajtjen e mbledhjes zgjedhore, ku do të zgjidhet kryesia e re e klubit. Në njoftimin zyrtar, drejtuesit e klubit u bëjnë thirrje të gjithë anëtarëve që të marrin pjesë sa më masivisht në këtë proces të rëndësishëm për të ardhmen e organizatës.

“Ju njoftojmë dhe njëkohësisht ju ftojmë për pjesëmarrje sa më të gjerë në mbledhjen zgjedhore të FC Alba, ku së bashku do të zgjedhim Kryesinë e Re dhe do të vazhdojmë me forcimin e proceseve tona organizative”, thuhet në njoftim.

Mbledhja do të mbahet më 25 prill 2026, duke filluar nga ora 19:00, në lokalet e FC Alba, në adresën Zugspitzstr. 175, 86165 Augsburg.

Sipas njoftimit, pjesëmarrja e anëtarëve konsiderohet kyçe për zhvillimin dhe të ardhmen e shoqatës.

Njoftimi është nënshkruar nga kryetari i klubit, Haki Gashi, në emër të Kryesisë së FC Alba.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E ardhmja e Marcus Rashford te Barcelona mbetet e pasigurt.…