Më 26 korrik festival i jashtëzakonshëm në Pejë

05 korrik 2019 | 11:29

Më 26 korrik nga ora 19:00 në “Ranch Resort” në Pejë do të organizohet “Festivali Contry Music Night”.

Ky festival organizohet për herë të parë në Kosovë, kurse slogani i tij është “E keni pa në film, film bohet”.

E veçanta e këtij festivali është se organizohet në një lartësi mbidetare prej 750 metra, por edhe lloji i muzikës dhe mënyra e organizimit. Organizatorët kanë njoftuar se biletat do të kushtojnë 5 euro, por janë të përfshira “Big Swingu”, ndryshe hulaja e madhe e cila është e vetmja në rajon dhe në të përjeton një adrenalinë të veçantë.

Në ketë festival do të përformojnë offqestra Florent Abrashi, Dren Gashi, Amar Hyseni dhe Dj Ari.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka ftuar institucionet e Kosovës…