Më 27 shkurt përkujtohet heroi Qerim Kelmendi – Shpirtmadhi

21 shkurt 2026 | 18:09

Më 27 shkurt bëhen gjashtë vjet nga vrasja e heroit Qerim Kelmendi – Shpirtmadhi

Në nderim të jetës dhe vepres së tij, të premten e 27 shkurtit mbahen homazhe tek varri i Qerim Kelmendit në Memorialin e Varrezave të Dëshmorëve në Gjllogjan të Deçanit, duke filluar në orën 12:00.

Me këtë rast, Shoqata Lëvizja, organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, LPK-ja dhe Shoqata e të Burgosurve Politik, ka fituar qytetarët të marrin pjesë në këto homazhe.

Qerim Kelmendi ishte anëtar i Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK) dhe së bashku me vëllain e tij, Ibrahimin ishin pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) qysh në fillimet e saj.

Kelmendi ishte plagosur në gusht vitit 1996, duke qenë kështu i plagosuri i parë i UÇK-së.

Më 27 shkurt 2020, Qerim Kelmendi është vrarë në rrethana të pasqaruara, ku trupi i tij ishte djegur në veturë pranë shtëpisë në fshatin Zahaq/Llabjan të Pejës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, mori…