Më 30 shtator mbahet referendumi për emrin e Maqedonisë

30 korrik 2018 | 18:27

Kuvendi i Maqedonisë ka caktuar 30 shtatorin si datë për një referendum mbi ofertat e anëtarësimit në NATO, BE si dhe rreth marrëveshjes së saj me Greqinë në lidhje me emrin e vendit.

Në Kuvendin me 120 vende, 68 deputetë kanë votuar në favor të mbajtjes së një referendumi me pyetjen: “A jeni në favor të anëtarësimit në NATO, BE dhe a pranoni marrëveshjen rreth emrit midis republikës së Maqedonisë dhe Greqisë?”

Deputetët nacionalistë të opozitës VMRO-DPMNE nuk ishin të pranishëm në seancë, shkruan “Reuters”.

Si rezultat i marrëveshjes me Greqinë, në qershor, NATO-ja i ka bërë ftesë Maqedonisë për t’i filluar bisedimet për anëtarësimin e saj në aleancë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (AShAK),…