
‘Më 7 gusht të gjithë në sheshin ‘Skënderbeu’, nuk guxon të dënohet liria’
Veprimtari Sali Bislimi, i cili jeton dhe vepron në Zvicër, ka bërë thirrje që më 7 gusht qytetarët t’i bashkohen protestës për çlirimtarët që po mbahen në burg në Hagë.
Ai ka shkruar në “Facebook” se nuk guxon të dënohet liria që solli Pavarësinë.
Bislimi ka thënë se i madh dhe i vogël duhet të vijnë në sheshin “Skënderbeu” më 7 gusht – për të mbrojtur ardhmërinë në paqe të Kosovës që meriton.
“Nuk guxon të dënohet liria që solli Pavarësinë! I madh dhe i vogël në shesh për të mbrojtur ardhmërinë në paqe të Kosovës që meriton. Merreni familjet me vete, dëshmoni botës se lirë se ne luftuam për një të ardhme të lirë, në paqe dhe drejtësi, mos lejoni që ardhmërinë e fëmijëve tuaj ta shkatërrojnë procese gjyqësore të manipuluara për interesin e Serbisë gjakatare. Rrëshqitja e Kosovës nuk guxon të ndodh në kahje të gabuar, ju jeni garancia e saj, me zë të lartë deri në qiell kërkoni lirinë e presidentit Thaçi dhe gjithë të tjerëve, mos lejoni që këtë film horror të luhet mbi kurrizin e juaj të shkatërruar në shekuj nga padrejtësitë. Ata janë të përjetshme për vendin tonë, ashtu i dashi zoti!. Liri çlirimtarëve. Të gjithë në shesh për Kosovën tonë”, ka shkruar Bislimi.