
Më 8 prill mbahet Kuvendi i Rregullt i Punës
06 prill 2021
| 18:45
Federata e Futbollit e Kosovës nëpërmjet një njoftimi për media ka bërë me dije se Kuvendi i Rregullt i Punës do të mbahet të enjten më 8 prill në orën 17:00.
Punimet e Kuvendit do të mbahen online. “Federata e Futbollit e Kosovës do ta mbajë Kuvendin e Rregullt të Punës të enjten, më 8 prill, në orën 17:00. Përkundër përgatitjeve të plota dhe dëshirës së FFK-së që punimet e Kuvendit të mbahen me prezencë fizike, duke u bazuar në vendimin e fundit të Qeverisë për masat e reja anti-Covid19, punimet e Kuvendit do të mbahen në formën online”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
/Epoka e re/