Me asistimin e FBI-së, Prokuroria Speciale zhvillon aksion – tre të arrestuar për financim terrorizmi, shpëlarje parash e vepra tjera

09 qershor 2026 | 21:52

Prokuroria Speciale ka zhvilluar sot një aksion me asistimin nga autoritetet e FBI’së dhe ato policore kanadeze.

Në këtë aksion janë arrestuar tre persona me inicialet A.A, S.D dhe B.K.

Ata dyshohen për pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar, financim të terrorizmit, shpëlarje e parave, mashtrim, detyrim; Import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje e paautorizuar e armëve apo materialeve plasëse dhe blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analogeve të tyre.

“Aksioni policor u asistua nga autoritetet e FBI-së dhe nga autoritetet policore Kanadeze( RCMP), të cilat, së bashku me prokurorin e rastit, kanë qenë të angazhuar në terren gjatë zhvillimit të aksionit. Ky aksion gjithashtu u mbështet nga zyra e OPDAT nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë”, theksohet në njoftim.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova rrezikon të humbasë kredibilitetin ndërkombëtar dhe mbështetjen e aleatëve…