
Me atmosferë festive u përmbyllën sot Ligat Universitare
Me atmosferë festive u përmbyllën sot Ligat Universitare, në të cilat morën pjesë rreth 600 pjesëmarrës nga universitete e kolegje vendore.
Presidenti Musa Selimi përgëzoi studentët për paraqitjet e shkëlqyera si në kuadër të ligave përkatëse, ashtu edhe për triumfet në garat mbarëkombëtare në Shqipëri.
Të pranishmit i përshëndeti edhe Rainer Thamm, përfaqësues i veteranëve të Bundesligës gjermane, i cili shprehu mirënjohjen e tij për mikpritjen e ngrohtë nga FSUNK-ja.
Ndërkaq, në emër të studentëve, shprehu mirënjohje për FSUNK-në, koordinatori i Ligës në Futsall, Uran Bala, i cili u shpreh i lumtur që ishte pjesë e këtij organizimi.
Ceremonia u pasurua edhe me pika artistike. Për të pranishmit përformuan Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe i Valleve “Shota” dhe Dardan Gjinolli, duke i sjellë edhe më shumë gjallëri kësaj ceremonie.
Studentët fitues u shpërblyen jo vetëm me medalje e trofe, por edhe me çmime financiare: 500€ për vendin e parë dhe 300€ për vendin e dytë.
Ligat Universitare u zhvilluan në këto disiplina: Shah, Beach Volley, Basketboll 3×3, Futsall, Ping Pong, dhe Tenis.
https://www.facebook.com/share/p/1G4DPUtBcx/