‘Më bënë të dukesha si armik i shtetit’, Balje: S’kam fare besim në ekipin e Albin Kurtit

12 korrik 2025 | 11:35

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje thotë se është cak i fushate njollosëse nga eksponentët e VV’së, pasi pati një kërkesë që ka të bëjë me boshnjakët dhe në dobi të vendit.

Balje në emisionin Frontal në T7 thotë se kërkesa e saj nuk ishte as personale, e as partiake, por ishte në të mirën e boshnjakëve që jetojnë në Kosovë.

“Pata një kërkesë, nuk ka qenë private as partiake, por ka qenë nacionale, boshnjake, nuk kam gjet mirëkuptim, kam gjet veten në një situatë kur kam qenë shumë… shikanim nëpër media prej anës së kolegëve e të VV’së, ka qenë presion mediatik. Kërkesa ime është për të mirë të Kosovës, e boshnjakëve të Kosovës, nuk ka lidhje me send tjetër, unë pastaj dola si armike e shtetit për persona që nuk kanë kuptu, e që nuk e kuptojnë ligjin për decentrailizim. Nuk kam fare besim në ekipin e Albin Kurtit”, tha mes tjerash Balje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një raport paraprak mbi shkaqet e rrëzimit të aeroplanit të…