ME DELEGACIONIN E LËVIZJES POPULLORE TË KOSOVËS, FLUTURIMI I PARË NË VITIN 1991 TIRANË – BUKURESHT

16 nëntor 2025 | 15:11

Ismet Sylejmani

Pas realizimit të takimit historik të delegacionit të LPK-së me Presidentin e Shqipërisë Ramiz Alia, në të cilin u arrit marrveshja për fillimin e ushtrimeve dhe përgaditjes ushtarake komanduese për luftë të armatosur çlirimtare në Kosovë kundër Serbisë pushtuese, një pjesë e delegacionit u largua me fluturim ajror!

Udhëtimi historik i një pjese te delegacionit zyrtar të LPK-së, u bë me aeroplan më 19 Shtator 1991!

Prej 19 Shtator 1991 e deri më 12 Nëntor 2025, kanë kaluar 34 vite në mes të dy fluturimeve të mia nga Kryeqyteti i Shqipërisë Tirana!

Fluturimi im i parë në jetën time me aeroplan ishte më 19 Shtator 1991 nga Tirana për në Bukuresht!

Fluturimi im Tiranë – Bukuresht, për të vazhduar me tren Bukuresht – Sofje të Bullgarisë dhe për të dalur në Qustendil në kufinj të Maqedonisë e në Kosovë pastaj, ishte në kohën e veprimtarisë ilegale, në kuadër të aktivitetit politiko-patriotik në Lëvizjen Popullore të Kosovës!

Dhe nga ajo kohë e deri më 12 Nëntor 2025, i erdhi radha përsëri një fluturimi të dytë nga Tirana për në Genova Itali, pas tri dekada e gjysmë, pas përfundimit të luftës së UÇK-së, dhe jo më për çeshtje nacionale, ushtarake çlirimtare, sepse tashmë jemi të lirë e të pavaruar!

Pra fluturimi im i parë në jetën time, ishte nga Tirana për në Bukuresht!

Ky largim i kushtueshëm financiarisht ndodhte, jo pse i kishim kushtet dhe mundësitë, pasi vepronim në kushte të rënda finansiare të finanasimit nga antarsia dhe gurbetqarëve të LPK-së, por sepse nuk na lejohej udhëtimi në kthim nëpër Greqi, ngase i kishim shpenzuar vizat hyrse dhe dalëse, kurse nëpër kufirin Shqipëri-Maqedoni ishte rreptësisht e ndaluar të udhëtonim, me vendim të udhëheqjes së LPK-së, për shkak të rrezikut të madh të zbulimit të lëvizjeve e dekonspirimit të veprimtarisë atdhetare e patriotike të veprimtarëve udhëheqës!

Në atë udhëtim ajror, Tiranë- Bukuresht, isha bashkë me Anëtarin e Këshillit të Përgjithshëm të LPK-së, bashkëveprimtarin e shokun, Heroin e Kombit Arif Seferi!

Historia e fluturimit të parë zyrtar nga Tirana për në Bukurisht, dhe jo në ndonjë destinim tjetër, ndodhi atëherë kur unë isha pjesë e delegacionit të lartë të LPK-së, që zhvilloi në Shqipëri!

Në pëcjellje të largimit tonë nga Tirana dhe arritjes në Rinas dhe fluturimit nga Tirana për në Bukuresht të Rumanisë, ishte Anëtari i delegacionit të LPK-së Heroi i Kosovës Ahmet Haxhiu, Anëtari i delegacionit e Sekretari Politik i LPK-së, Heroi i Kosovës Xhavit Haziri, Instruktori i Lartë pranë Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë Kristaq Porodini dhe Anëtari i delegacionit nga Dega Jashtë Vendit e LPK-së Xhavit Haliti!

Fakte dhe ngjarje historike të cilat janë bazë e fillimit të madh, të përgaditjeve të luftës së armatosur ushtarake çlirimtare, dhe krijimit të kushteve të daljes në skenë të UÇK-së kundër Serbisë pushtuese në Kosovë!

Tiranë, 12 Nëntor 2025!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtëpia e oborri i Shefqet Krasniqit janë të mbushur me…