Me dorë në xhep për “vizitën historike”: Basha takon Haxhi Avdylin

04 shtator 2025 | 17:40

Deputeti i koalicionit VV-GUXO-Alternativa, Haxhi Avdyli, ka reaguar pas zgjedhjes së Dimal Bashës në krye të Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se në një sistem demokratik shumëpartiak, nuk është e mundur që një politikan të jetë i dashur për të gjithë.

Sipas tij, përkundër dallimeve politike apo preferencave personale, Basha është zgjedhur në mënyrë legjitime dhe si i tillë duhet respektuar si autoritet shtetëror.

Avdyli tha se ka pasur marrëdhënie të mira kolegjiale dhe personale me Bashën gjatë tri mandateve si deputet, duke e vlerësuar atë për energjinë pozitive dhe qëndrimet e qarta politike.

Ai shprehu besimin se Basha do të jetë një kryetar i denjë i Kuvendit dhe bëri të ditur se sot e ka vizituar në zyrë për t’i uruar detyrën dhe për të zhvilluar një bisedë mbi situatën aktuale politike në vend.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka organizuar të enjten tërheqjen…