Me flamuj të Serbisë e brohoritma “fitore, fitore”, festohet rikthimi i Listës Serbe në Mitrovicë të Veriut
05 dhjetor 2025
| 18:17
Pas rikthimit në qeverisjen lokale në Mitrovicën e Veriut, kryetari i komunës, Milan Radojeviq, së bashku me disa qytetarë është parë duke festuar në sheshin qendror të qytetit.
Gjatë festës, pjesëmarrësit u panë duke valëvitur flamuj të Serbisë, ndërsa dëgjoheshin brohoritjet “fitore, fitore”.



