Me flamurin shqiptar dhe amerikan, i jipet lamtumira e fundit Burim Havollit
16 nëntor 2025
| 20:08
12 nëntori i këtij viti ishte i kobshëm për familjen Havolli nga Llapi. 41-vjeçari Burim Havolli, vdiq tragjikisht në Brooklyn të SHBA-së, pasi u përpoq të ndalonte një vjedhje në ndërtesën ku punonte si mbikëqyrës.
Trupi i pajetë i tij u soll në Kosovë, teksa sot u varros paqësisht në Llapashticë të Epërme të Podujevës. Në ceremoninë mortore të Havollit morën pjesë qindra qytetarë, nga mbarë trojet shqiptare. Burimi la pas vetës tre fëmijë, dy vajza dhe një djal.



