Me ftesë të gjeneralit Hifter, Lushtaku viziton Libinë: Pata nderin të zhvilloj takime të rëndësishme
Kryetari i Skenderajt, Sami Lushataku, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Libi.
Ai ka treguar se vizita ëshët realizuar me ftesë të gjeneralit Feldmarshall Khalifa Belkasem Hifter.
Në profilin e tij në “Facebook”, Lushtaku ka shkruar se gjatë kësaj vizite ka pasur takime të rëndësishme me interes të ndërsjellë.
“Zhvillova një vizitë zyrtare në Libi, me ftesë të Gjeneralit Feldmarshall Khalifa Belkasem Hifter. Gjatë kësaj vizite pata nderin të zhvilloj takime të rëndësishme dhe të bisedoj për çështje me interes të ndërsjellë, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit, mirëkuptimit dhe forcimit të urave të komunikimit ndërmjet nesh. Shpreh falënderimin tim të sinqertë për Gjeneralin Feldmarshall Khalifa Belkasem Hifter për organizimin e shkëlqyer dhe për pritjen e përzemërt e vëllazërore. Mikpritja dhe respekti i treguar janë dëshmi e vullnetit për marrëdhënie të mira dhe bashkëpunim të mëtejshëm!”, ka shkruar Lushtaku.



