‘Me gënjeshtra të vjetra po duan të ndërtojnë kauza të reja’, LV-ja godet Osmanin dhe opozitën me deklaratat e Konjufcës (video)

14 maj 2026 | 13:00

Lëvizja Vetëvendosje ka ndarë një deklaratë të nënkryetarit të saj, Glauk Konjufca, ku ai ka “goditur” kundërshtarët politikë.

“Me gënjeshtra të vjetra po duan të ndërtojnë kauza të reja”,  ka shkruar Vetëvendosje në “Facebook”, krahas videos së Konjufcës.

Konjufca në këtë video ka thënë se opozita po dëshiron ta mbrojë Amerikën nga Albin Kurti, ndërsa akuzoi atë se po tenton ta frikësojë popullin me Serbinë.

“Po duan ta mbrojnë Amerikën prej Albin Kurtit, po mendojnë që Amerika është e rrezikuar prej Albin Kurtit dhe këta paskan mbetë me dalë e më e mbrojtë se është shumë e rrezikuar. Edhe e dyta, me e frikësu popullin me Serbinë, që këto krejt d.m.th, kjo që është e Vetëvendosjes që është më e fuqishme kundër Serbisë, kjo që krejt u bë në veri, gjithë ai ndryshim i madh. Krejt këto juve iu duken iluzione, se këto janë rrena”, ka thënë Konjufca në “RTV Dukagjini” mbrëmë.

Më pas, ai ka thënë se Vetëvendosjes populli ia ka “dhënë mandatin e plotë për të krijuar qeveri”.

“Kush në botë guxon me rrëzuar atë qeveri pas tre muajve. Edhe me i thanë popullit ti nuk di”, ka thënë Konjufca.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku këtë mëngjes ka qëndruar në…