Me gjoksin dhe të pasmet thuajse jashtë, Kim Kardashian sfidon shiun me veshjet provokuese

23 tetor 2025 | 13:59

Ylli televiziv, Kim Kardashian, ka tërhequr vëmendjen teksa festoi 45 vjetorin e saj në një mbrëmje luksoze në Londër.

TOPSHOT – US celebrity Kim Kardashian leaves the Assize Court after testifying in a trial over the 2016 robbery that saw her relieved of millions of dollars’ worth of jewellery at gunpoint in Paris, on May 13, 2025. The trial of this sensational nine million euro jewellery robbery opened in Paris on April 28, 2025. (Photo by LEO VIGNAL / AFP)

Ylli televiziv, Kim Kardashian, ka tërhequr vëmendjen teksa festoi 45 vjetorin e saj në një mbrëmje luksoze në Londër. Influencuesja dhe biznesmenja mori pjesë në një festë private të organizuar nga miku i saj i ngushtë, artisti dhe fotografi Mert Alas.

E pavarësisht shiut londinez, ylli amerikan veshi dy veshje tepër zbuluese – njërën kur mbërriti dhe një tjetër kur u largua.

Në festën ku morën pjesë emra të njohur si Kate Moss, John Galliano, FKA Twigs dhe Kris Jenner, Kim shkëlqeu dhe ktheu gjithë sytë nga vetja.

Ndërkohë kujtojmë se thashethemet për një lidhje të mundshme mes saj dhe Mert Alas janë rikthyer, pasi dyshja janë parë shpesh bashkë muajt e fundit.

Aktorja dhe sipërmarrësja amerikane, e cila më parë ka qenë e martuar me reperin Kanye West, aktualisht po përqendrohet në projektet e saj të modës dhe jetën familjare me katër fëmijët e saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtarë nga Shtetet e Bashkuara, Letonia, Polonia, Turqia dhe Gjermania,…