Më herët nuk e pranonte ndarjen, tani Sindi hedh “thumba” për Seldin

28 prill 2021 | 13:07

Në muajin shtator të vitit që lamë pas, Seldi bëri publike lidhjen e tij të re me një vajzë bukuroshe të quajtur Sindi Cela. Ai e uroi partneren për ditëlindje me një foto ku çifti shkëmbente një puthje në buzë. Ata treguan nëpër intervista të ndryshme se janë njohur në një koncert në Itali më 14 shkurt dhe më pas gjërat erdhën gradualisht, ndonëse pranojnë se ishte dashuri me shikim të parë.

Por, prej kohësh ndjekësit kanë vënë re lëvizje të “çuditshme” prej çiftit, që linin të kuptohej se nuk ishin më bashkë.

Para disa javësh ata të dy u përfolën për ndarje, pasi fshinë nga rrjete sociale fotot që kishin me njëri-tjetrin dhe nuk ndiqeshin më në Instagram. Më pas Sindi shpjegoi se nuk ishte e vërtetë që ishin ndarë dhe e gjithë kjo ishte faji i saj.

Burime pranë dyshes treguan se ata ishin ndarë, por Sindi e kishte të vështirë të pranonte ndarjen. Vazhdimisht ajo deklaronte se s’e dinte për çfarë e kishin fjalën të tjerët, pasi s’kishte ndodhur asnjë ndarjes mes tyre.

Megjithatë, partnerja e Seldit s’ka mundur ta fshehë dot më gjatë këtë lajm. Ata vazhdojnë të mos e ndjekin njëri-tjetrin në rrjete sociale dhe pak minuta më parë Sindi ka hedhur një thumb për ish-partnerin e saj:

“Nëse mund ta ketë çdokush, nuk e dua”- shkruan ajo, duke lënë të nënkuptohen shumë gjëra. Nga ana tjetër s’kemi asnjë reagim nga Seldi lidhur me ndarjen.

Më herët nuk e pranonte ndarjen, tani Sindi hedh “thumba”

Më herët nuk e pranonte ndarjen, tani Sindi hedh “thumba”

Më herët nuk e pranonte ndarjen, tani Sindi hedh “thumba”

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rep-artisti shqiptar, Gold Ag, ka qenë tejet aktiv me prurjet…