Më i miri në MLS, Messi kurorëzohet për vitin e dytë radhazi si lojtari i vitit
Për të dytin vit radhazi, Lionel Messi është shpallur lojtari më i mirë në Major League Soccer. Asi argjentinas e mori çmimin pasi udhëhoqi Inter Miamin drejt kampionatit, ku ishte golashënuesi më i mirë. Ai është lojtari i parë në historinë e turneut që emërohet MVP për dy vite radhazi.
Në sezonin e rregullt, Messi shënoi 29 gola dhe dha 19 asiste, duke kryesuar gjithashtu ligën për nga asistet. Para tij, vetëm italiani Sebastian Giovinco kishte arritur ta përfundonte vitin duke kryesuar të dy renditjet, në vitin 2015. Më pas, në playoff, argjentinasi shënoi gjashtë gola dhe dha nëntë asiste, përfshirë dy vendimtarë në finalen kundër Vancouver.
Për Leo Messin ky ishte trofeu i parë i rëndësishëm që vjen nga përtej oqeanit, në një kampionat që deri pak vite më parë ishte thuajse i pavlerë, por pikërish ardhja e yjeve si Messi, Muller, apo në të kaluarën e futbollistëve të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare si David Villa, Del Piero apo Ibrahimoviç kanë rritur kuotat e këtij kompeticioni, duke e afruar futbollin tek sportet e dashura të ndjekura edhe në Amerikë, aty ku sporti është një fe, por konkurrenca me sportet e tjera si futbolli amerikan apo NBA vijon të jetë edhe sot tepër e fortë.



