Më i vlerësuari i javës në Serie A, Aro Muric pjesë e 11-shes më të mirë
03 mars 2026
| 12:32
Arijanet Muric ka vazhduar me paraqitje spektakolare në Serie A me fanellën e Sassuolos.
Portieri kosovar ka qenë vendimtar në fitoren e Sassuolos 2-1 ndaj Atalantës.
27-vjeçari pati gjashtë pritje ndaj bergamaskëve.
E falë paraqitjes fantastike, Aro mori notën më të lartë në ndeshje dhe njëherit më të lartën në Serie A nga SofaScore 9.5.
SofaScore e ka publikuar formacionin e javës në Serie A, ku Aro Muric është në portë.
Në formacion janë edhe dyshja e Interit, Luis Henrique dhe Federico Dimarco, Dossena dhe Kabasele në mbrojtje.
Në mesfushë janë De Roon, Luka Modric dhe Thorstvedt, derisa treshja e sulmit përbëhet nga Berardi, Davis dhe Rodriguez.



