Me kë do të bëjë koalicion parazgjedhor? Eman Rrahmani jep detaje nga takimet me partitë politike
Eman Rrahmani nga ”Koalicioni për Familjen”, për FrontOnline, ka bërë të ditur se subjekti i tyre ka zhvilluar takime me shumicën e liderëve politikë dhe se bisedimet kanë qenë kryesisht informuese. “Kemi pasur takimi me shumicën e liderëve të subjekteve edhe kanë qenë takimi më shumë informuese dhe kemi mbetur me zhvilluar takim me shumicën e subjekteve politike”, tha Rrahmani. i theksoi se lista e tij mban qasje të hapur ndaj të gjitha partive politike, por bashkëpunimi kushtëzohet me pranimin e disa parimeve të tyre. “Kemi qasje të barabarta me të gjithë, për ne vendosin parime. Cila do që është e gatshme me i pranu këto parime dhe kërkesa, jemi të gatshëm me garu me ta”, deklaroi ai. Rrahmani bëri të ditur se publiku do të njoftohet për pozicionin përfundimtar të koalicionit pasi të arrihet një marrëveshje politike. “Qëndrimet tona do të publikohen pas arritjes së marrëveshjes politike me njërën nga partitë politike”, u shpreh ai.



