Me këtë automatik besohet se u vra Benito Musolini

03 dhjetor 2021 | 15:08

Publicisti dhe gazetari, Blendi Fevziu, në llogarinë e tij në “Facebook”, ka publikuar një armë të tipit automatik, e që sipas tij besohet se Komandant Valerio me 28 Prill të vitit 1945 e ka vrarë Benito Musolinin.

Postimi i plotë i Fevziut:

Ky është automatiku me te cilin mendohet se Valter Audisio (Komandant Valerio), ekzekutoi me 28 Prill 1945, Diktatorin Benito Musolini. Automatiku gjendet ne Muzeun Kombëtar me Tirane. Janë te paqarta rrethanat se si ka mbërritur ne Tirane. Sipas shtypit: “Arma është sjellë në Shqipëri nga fundi i nëntorit të vitit 1957 dhe për këtë ka edhe një letër të zëvendësministrit të jashtëm shqiptar të asaj kohe Vasil Nathanaili ku kërkohet që ky fakt të mbahet i fshehtë.

Bashkë me armën janë edhe katër gëzhojat e plumbave që qëlluan mbi Musolinin dhe Petaccin. Ato ruhen në arkivin e shtetit shqiptar.”  Valter Audisio ndërroi jete ne vitin 1973.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve…