Me këto shtatë rregulla nga e enjtja mund të faleni në xhami

26 maj 2020 | 09:26

Institucionet e Republikës, në koordinim me Bashkësinë Islame të Kosovës, kanë marrë vendim që të enjten (28 maj) t’i rihapin xhamitë për pesë kohë të namazit, pas rivlerësimit të masave kufizuese për shkak të pandemisë covid 19.

Janë shtatë rekomandime që janë vendosur nga BIK-u për personat që falin namazin.

Më poshtë masat që duhet të vazhdojnë të respektohen për pjesëmarrje në xhami:

  1. Të merret abdes në shtëpi,
  2. Të vendosen maskat,
  3. Të ketë dezinfektues duarsh në xhami,
  4. Të mbahet distanca sociale,
  5. Të mos ketë tubime të tjera përveç namazit (nuk duhet të ketë tubime me nxënës që vijojnë mësim-besimin, nuk do të ketë mukabele, nuk do të ketë ligjërata me përjashtim të hutbes së xhumasë),
  6. Ligjërata e xhumasë mos të zgjatet më tepër se 10 minuta,
  7. Të mos shfrytëzohen abdes-hanet dhe tualetet e përbashkëta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Turqia i joshi refugjatët në kufirin me Greqinë, megjithatë BE-ja…