Me koronavirus mund të infektoheni edhe në këtë mënyrë

30 mars 2020 | 09:23

Që prej konfirmimit të rasteve të para me koronavirus në Kinë, ekspertët e shëndetit kanë treguar se cilat janë mënyrat kryesore të transmetimit të COVID 19. Përpos atyre që kanë dhënë deri më tash, duket se ekzistojnë edhe disa mënyra të tjera më pak “popullore” për të cilat nuk flitet shumë, shkruan “abcnews”.

Studimet e bëra së fundmi sugjerojnë se virusi mund të mbijetojë në sipërfaqe të ndryshme për më shumë se 17 ditë. Dhe tani rezulton se virusi mund të përhapet edhe përmes ujit në tualete. Kërkuesit nga Universiteti i Stanfordit kanë bërë disa kërkime rreth rrezikut të transmetimit të SARS-CoV-2 përmes burimeve ujore.

Studimet fillestare treguan se virusi nuk ekstraktohet në urinë ose fece, kohët e fundit ka pasur dëshmi në rritje që virusi, ose të paktën gjenomi i tij, ekskretohet në fece. Nëse virusi sekretohet me anë të kësaj mënyre, atëherë kjo do të thotë se mund të transmetohet edhe nga tualetet.

Alexandria Boehm, e cila drejtoi studimin, u shpreh: “Nuk ka gjasa që kjo të jetë një rrugë kryesore transmetimi, por një person potencialisht mund të ekspozohet duke bashkëvepruar me ujin e kontaminuar me materie fekale të patrajtuara”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka thënë se…