Me kryetarin e Tuzit të shqiptarëve
Veprimtari i shquar nga Kosova, Abdullah Klinaku, është takuar në Uashington me kryetarin e komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj.
Në takim është diskutuar për rëndësinë e zgjedhjeve lokale për komunën e Tuzit, që do të mbahen më 5 mars të këtij viti.
“Shqiptarët e Malësisë, para së gjithash duhet të mendojnë për të ardhmen e Malësisë dhe nuk duhet të lejojnë të ndodhë asnjë përçarje midis tyre. Fitorja e kandidatit për kryetar të Tuzit z. Nik Gjeloshaj, i mbështetur nga Forumi i Partive Shqiptare është fitore e gjithë shqiptarëve, jo vetëm e malësorëve”, ka shkruar Klinaku në “Facebook”.
Postimi i plotë i tij:
Me kryetarin e Tuzit të shqiptarëve
Për shqiptarët e Malësisë zgjedhjet e ardhshme janë më shumë se sa zgjedhje lokale. Shqiptarët e Malësisë janë të shpërndarë nëpër Evropë e Amerikë por Malësia për ta mbetet gjithmonë atdheu dhe toka e pakrahasueshme më çdo tokë tjetër.
Prandaj, shqiptarët e Malësisë, para së gjithash duhet të mendojnë për të ardhmen e Malësisë dhe nuk duhet të lejojnë të ndodhë asnjë përçarje midis tyre. Fitorja e kandidatit për kryetar të Tuzit z. Nik Gjeloshaj, i mbështetur nga Forumi i Partive Shqiptare është fitore e gjithë shqiptarëve, jo vetëm e malësorëve.
Diaspora e Malësisë në Amerikë është duke bërë atë që do të duhej ta bënte çdo shqiptar që e do kombin dhe tokën e vet. Zâni i Malësisë po dëgjohet përmes “Johona e Malsisë” në Michigan, në Washington e në New York!
Prandaj, Tuzi është dhe mbetet i shqiptarëve!



