“Më mësove forcën dhe dashurinë për familjen e atdheun” – letra prekëse e Vlorës për babain e saj, Sahit Jasharin
12 qershor 2026
| 01:37
Vlora Jashari, vajza e të ndjerit Sahit Jashari, ka ndarë një letër prekëse lamtumire kushtuar babait të saj, duke shprehur dhimbjen e madhe për ndarjen nga jeta të njeriut që e konsideronte mbështetjen dhe frymëzimin më të madh.
Përmes fjalëve të mbushura me emocion, ajo kujton vlerat dhe mësimet që mori nga i ati gjatë gjithë jetës, duke veçuar forcën, ndershmërinë dhe dashurinë për familjen e atdheun.
“Ti më mësove forcën, ndershmërinë dhe dashurinë për familjen e atdheun. Më mësove të mos dorëzohem kurrë, edhe kur jeta bëhet e padrejtë. Sot, ndërsa ti nuk je më pranë nesh, e ndiej se një pjesë e zemrës sime është larguar bashkë me ty”, ka shkruar ajo.
Letra e plotë e Vlorës për babain e saj:



