Me një goditje të vetme vriten mbi 100 ushtarë rusë

21 shkurt 2024 | 15:52

Mbi 100 ushtarë rusë janë vrarë nga një goditje e vetme me raketat e prodhimit amerikan “Himars”, në Donetsk të Ukrainës.

Sulmi ndodhi gjatë ditës së 20 shkurtit pranë fshatit Trudivske, ku ishin vendosur njësitë e Brigadës së 36-të të pushkëve të motorizuara të Gardës Ruse, të vendosura zakonisht në lindjen e largët të Rusisë, tha shërbimi në gjuhën ruse i BBC.

Në kohën e goditjes, personeli i shërbimit të kompanive të katërt, të pestë dhe të gjashtë të kësaj brigade dyshohet se ishte rreshtuar në terrenin e stërvitjes dhe në pritje të mbërritjes së komandantit të Ushtrisë së 29-të të Qarkut Ushtarak Lindor, gjeneralmajor Oleg Moiseev.

Gazeta tha se posedon më shumë se 10 fotografi dhe video të marra pas goditjes, duke treguar dhjetëra të vdekur. BBC nuk i ka publikuar ato për arsye etike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Arbën Vitia, ka reaguar lidhur me rastin…