Me numrin 105 në listën e AAK-së për deputete, kush është Ilirjana Mehmetaj?

24 dhjetor 2025 | 10:40

“Jam Ilirjana Mehmetaj nga Pozhari i Deçanit, kandidate për deputete nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Me profesion Psikologe, vij nga një familje arsimdashëse, punëtore dhe me tradita të thella atdhetare që kanë kaluar brez pas brezi. U rrita me vlera të palëkundura: dashurinë për familjen e atëdheun tim. Linda në luftë dhe po rritem në Kosovën e lirë, për të cilën u sakrifikua aq shumë.E edukuar me këto parime të forta, kam zgjedhur të jem gjithmonë në shërbim të njerëzve të mi. Sot, me përgjegjësinë më të madhe morale e qytetare, kërkoj besimin, mbështetjen dhe votën tuaj – të familjes, fshatit, komunës sime dhe gjithë qytetarëve të Kosovës. Për mua, vota juaj është e shenjtë. Me këtë besim, unë marr zotimin që të punoj me ndershmëri, përgjegjësi dhe përkushtim të plotë, për t’i dëshmuar premtimet e mia ndaj jush dhe për të qenë zëri juaj i vërtetë në Kuvendin e Kosovës”, Ilirjana Mehmetaj, kandidate e AAK-së për deputete me numër 105.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një nga lojtarët më të mëdhenj të futbollit në histori,…