Me numrin 12, Armenda Berani-Shala kandidon për asamble në Mitrovicë: Besimi juaj është forca ime

16 shtator 2025 | 10:27

Armenda Berani-Shala, është kandidate e Partisë Demokratike të Kosovës për Asamblenë Komunale në Mitrovicë, në kuadër të zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 12 tetor. Ajo garon me numrin 12 në listën e PDK-së në qytetin e Mitrovicës.

Berani-Shala ka shkruar në rrjetet sociale se në prag të kësaj fushate të madhe politike, është e vendosur të jap gjithë energjinë, përvojën dhe përkushtimin e saj për qytetin e Mitrovicës.

“Kjo garë nuk është vetëm për politikë – është garë për vlerat tona, për dinjitetin dhe për besimin e njerëzve të Mitrovicës. Më 12 tetor, ju ftoj me zemër që të besoni në Partinë Demokratike të Kosovës dhe të më besoni mua me numrin. Sepse besimi juaj është forca ime, dhe së bashku do ta kthejmë në punë, zhvillim e mirëqenie për çdo qytetar të Mitrovicës”, ka shkruar Berani-Shala.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në ditën e dytë të dëshmisë së tij në Gjykatën…