Me organizim të kryeshefit, Kompania “Uniteti” largon deponinë e egër në veri

29 mars 2019 | 22:13

Kjo hapësirë në Lagjen e Doktorëve që gjendet në pjesën veriore të qytetit, ishte shndërruar në deponi të mbeturinave për shkak se kompania për menaxhimin e mbeturinave e administruar nga serbët që operon në veri nuk po ju ofron shërbime vendbanimeve të banuara me shqiptarë.

Duke e parë këtë situatë që po ua rëndon jetesën shqiptarëve që jetojnë matanë Ibrit, Kryeshefi Ekzekutiv i KRM “UNITETI”, Gazmend Morina, ka organizuar aksion për pastrimin e kësaj hapësirë të shndërruar në deponi të egër.

KRM “UNITETI” do të vazhdoj të jetë në shërbim të qytetarëve të Mitrovicës, Vushtrrisë dhe Skenderajt, por që do të kujdeset edhe për banorët shqiptarë që jetojnë në veri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ende pa nisur zyrtarisht fushata për zgjedhjet për institucionet e…