Me Osmanin në ShBA shkon edhe Gërvalla

15 shtator 2021 | 08:39

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë ditës së djeshme mori rrugë drejt Gjermanisë.

Por pas kësaj, ajo do të udhëtojë drejtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Java e Presidentes Osmani nisi me pritjen e delegacionit nga Emiratet e Bashkuara Arabe, duke vazhduar me vizitën zyrtare në Gjermani dhe në fundjavë ajo do të udhëtojë drejt New York”, tha dje Blerim Vela, Shef i Kabinetit të Osmanit.

“Kosova po i rifreskon marrëdhëniet me aleatët”.

Klan Kosova nga burime të veta brenda Presidencës merr vesh se bashkë me Osmanin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të udhëtojë edhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është caktuar që gjykimi i parë në Dhomat e Specializuara…