Më pak çifte të kurorëzuara në vitin 2024 sesa një vit më parë

02 korrik 2025 | 14:04

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat e kurorëzimeve për vitin 2024.

Në vitin 2024, janë regjistruar 17 863 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës).

Prej këtyre kurorëzimeve të regjistruara, 16 075 kurorëzime kanë ndodhur brenda territorit të Kosovës, kurse jashtë Kosovës janë regjistruar gjithsej 1 788 kurorëzime.

Krahasuar me vitin 2023, numri i rasteve të kurorëzimeve të regjistruara në total (brenda dhe jashtë Kosovës) në vitin 2024 ishte më i vogël për 630, ose 3,4%.

Numri i rasteve të kurorëzimeve të regjistruara brenda Kosovës në vitin 2024 ishte më i vogël për 903, ose 5,3% krahasuar me vitin 2023, përderisa numri i rasteve të kurorëzimeve të regjistruara jashtë Kosovës në vitin 2024 shënoi rritje për 273 ose 18,0% krahasuar me vitin 2023.

Numri më i madh i rasteve të kurorëzimeve është regjistruar tek grup-moshat 25-29 për meshkuj me gjithsej 5 027 kurorëzime, ose 31,3%, ndërsa tek femrat grup-mosha 20-24 me gjithsej 4 986 kurorëzime, ose 31,0% e rasteve.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Piloti Max Verstappen është afër një marrëveshjeje me Mercedes për…