Më pak thëngjill i prodhuar në korrik 2025 sesa në korrik 2024

17 shtator 2025 | 13:22

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e energjisë” për muajin korrik 2025 me të dhëna për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë.

Gjatë muajit korrik 2025, energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 508.65 GWh, kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 334.56 GWh ose 16,87% më i vogël krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak.

Pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 9,94%.

Importi i energjisë elektrike në korrik 2025 ishte 337.64 GWh kurse eksporti i energjisë elektrike në të njëjtën periudhë ishte 244.16 GWh. (këtu është përfshirë edhe sasia e transmisionit).

Prodhimi i thëngjillit për muajin korrik 2025 ishte rreth 380.48 mijë ton që paraqet një rënie prej (-39,77%) në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Juristi Paul Williams ka thënë se ka punuar në mënyrë…