Më pak thëngjill i prodhuar në korrik të 2025-s sesa në korrik të 2024-s

21 tetor 2025 | 13:12

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat e energjisë për muajin korrik 2025 me të dhëna për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë.

Gjatë muajit korrik të vitit 2025, energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 508.65 GWh, kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 397.97 GWh ose (-1,12%) më i vogël me muajin e njëjtë të vitit paraprak.

Pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 8,35%.

Importi i energjisë elektrike në korrik të vitit 2025 ishte 337.64 GWh, kurse eksporti i energjisë elektrike në të njëjtën periudhë ishte 244.16 GWh. (këtu janë të përfshira edhe sasitë e transmisionit).

Prodhimi i thëngjillit për muajin korrik 2025 ishte rreth 380.481 mijë ton që paraqet një rënie prej ( -39,77%) në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sean Dyche është zyrtarisht i rikthyer te Nottingham Forest, por…