Më pak thëngjill i prodhuar në tetor 2025 sesa në tetor 2024
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Energjisë për muajin tetor 2025 me të dhëna për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë.
Gjatë muajit tetor të vitit 2025 energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 616,967 GWh kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 458,175 GWh apo 16,96% më i madh krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak.
Pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 10,63%.
Importi i energjisë elektrike në tetor të vitit 2025 ishte 302,76 GWh, kurse eksporti i energjisë elektrike në të njëjtën periudhë ishte 238,47 GWh. (këtu janë të përfshira edhe sasia e transmisionit).
Prodhimi i thëngjillit për muajin tetor 2025 ishte rreth 616,33 mijë ton, që paraqet një rënie prej -14,77% në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.



