Më pak vizitorë në hotele në muajin janar sesa një vit më parë

10 mars 2026 | 11:51

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat e hotelerisë për muajin janar 2026.

Në janar 2026, numri i vizitorëve në hotele ishte 66 980 prej tyre vizitorë vendorë ishin 27 377 dhe vizitorë të jashtëm ishin 39 603.

Krahasuar me muajin janar të vitit 2025 (sa ishin 69 227 vizitorë) pati rënie të numrit të përgjithshëm të vizitorëve në hotele për 3,2 %.

Numri i net-qëndrimeve ishte 126 838, prej tyre 71 197 (56,1 %) nga vizitorët e jashtëm dhe 55 641 (ose 43,8 %) nga vizitorët e brendshëm.

Numrin më të madh të vizitorëve të brendshëm në hotele e ka rajoni i Pejës me 10 868 vizitorë dhe me 32 372 net-qëndrime.

Sa u përket vizitorëve të huaj, krahasuar me periudhën paraprake (janar 2025) pati një rënie të vizitorëve për 4,4 %.

Në total, 39 603 vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh ishte nga: Shqipëria, Gjermania, Zvicra, Turqia etj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka njoftuar se Indeksi…